Kryeministrja finlandeze në Tiranë: Të nisim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë

21/06/2022 12:17

Finlanda mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është dakord për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë, u shpreh kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, Marin tha se Shqipëria ka zë të fortë dhe globalisht.

“E vlerësojmë zërin tuaj, kur bëhet fjalë për përfaqësimet në grupet ndërkombëtare. Dua t’ju përgëzoj për punën në Këshillin e Sigurimit në OKB”.

Top Channel