Djegia e qëllimshme e makinave/ Banorët e pallatit në Tiranë tregojnë tmerrin: Ngjarja më e rëndë që kam kaluar në 67 vite!

21/06/2022 14:50

Orë tmerri kanë kaluar gjatë mesnatës banorë të një pallati në Astir në garazhin e të cilit gjatë mbrëmjes persona ende të pa identifikuar dyshohet se i kanë vënë qëllimisht zjarrin 3 mjeteve.

Nga flakët u përfshi dhe një mjet i katërt i parkuar afër. Për shkak të plastikave që u dogjën pallati u përfshi nja një re e madhe tymi që solli vështirësi në evakuimin e banorëve.

8 prej tyre përfunduan në spital me shenja asfiksie. Falë ndihmës mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

U desh ndërhyrja e 10 makinave zjarrfikëse për të parandaluar që zjarri të marrë përmasa. Aktivizimi i zjarrit në të njëjtën kohë në 4 makina dhe djegia e gomave bëri që tymi të depërtojë shpejt në shkallë deri në katin e 9.  Banorët që konstatuan të parët zjarrin u evakuuan vetë ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar në ballkon për disa orë.

Ishte tmerr, ngjarja më e rëndë që kam kaluar jam 76 vjeç”.

Jetoj në katin e tretë. Ishim banorët e parë që dolëm. Në katin e parë ishte vështirë të kaloje kishte shumë tym”.

Jetoj në katin e 8. Qëndrova në ballkon derisa u pastrua shkalla nga tymi pastaj zbrita”, shprehen banorët.

Ashensorët e pallatit dhe rrjeti hidraulik dhe elektrik kanë dalë jashtë funksionit dhe banorët kërkojnë ndihmë që t’i kthejnë të jetueshme apartamentet që i ka mbuluar bloza.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Mjetet që dyshohet se u dogjën qëllimisht me lëndë djegëse janë të ndërtuesit të pallatit Dritan Llanajt.

Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të hapura që ai ka.  Kujtojmë se Dritan Llanaj është vëllai i një tjetër ndërtuesi Sino Llanaj i cili është arrestuar për mashtrim pasi shiste një apartament tek disa persona.

Në janar të vitit të kaluar ai u plagos në Tiranë pranë pallatit që po ndërtonte,  pas një konflikti me ortakun e tij.

Top Channel