Digjen qëllimisht 3 makina gjatë natës në garazhin e një pallati në Astir, 8 persona përfunduan në spital

21/06/2022 07:30

Garazhi i një pallati në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para mëngjesit të sotëm.

Mësohet se janë djegur qëllimisht tre mjete, ndërsa nga flakët u përfshi edhe një makinë e parkuar afër tyre.

Tymi depërtoi në shkallë dhe nga flakët janë lënduar edhe tetë banorë të pallatit, mes tyre 6 vajza dhe dy burra, të cilët kanë shkuar për mjekim në spital.

Të lënduarit janë A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve të Kombinatit situata u vu nën kontroll dhe banorët u evakuuan dhe nuk pati të lënduar.

Policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohen konflikte për truallin ku është ndërtuar pallati.

Top Channel