Dhomat e avokatisë në Lezhë dhe Vlorë këtë të martë hodhën një hap më shumë në bojkotin e punës së gjykatave në shenjë proteste për hartën e re gjyqësore.

Ata nuk u paraqitën as në seancat për masë sigurie personale.

Në Lezhë u zhvillua edhe një protestë nga gjykata në qendër të qytetit por edhe pse të thirrur nga avokatët qytetarët nuk iu bashkuan protestës

Bojkoti do vazhdojë deri në datën 24 ndërsa edhe të mërkurën si në Lezhë dhe në Vlorë nuk zhvillohen seanca për masë sigurie. Avokati Delo Meçani kërkon që këto masa të pezullohen pa afat.

Këtë javë në Vlorë janë pezulluar 375 seanca ndërsa në këto dy ditë, edhe masat e sigurisë.

Top Channel