Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë ish fabrikës së letrës në Lezhë.

Mësohet se një autoveturë përplasi një motoçikletë ku udhëtonte një person, duke i shkaktuar atij lëndime.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihëm mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel