Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

20/06/2022 12:50

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim marrëveshjen për administrimin e parkut të Butrintit.

Meta është shprehur se kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Presidenti tha se praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij.

Ilir Meta: Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar. Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO. Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij. Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.  Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.

Top Channel