Zjarri në Drenije të Patosit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët Pas bojkotit një javor, avokatët në të gjithë vendin janë shfaqur të përçarë këtë të hënë.
Në Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Gjirokastër e Korçë bojkoti do vazhdojë ndërsa kanë nisur punën avokatët e Elbasanit dhe Durrësit. Në Vlorë do bojkotohet dhe masat e sigurisë.
Në Lushnjë jo të gjithë janë dakord me bojkotin.
Dhoma Vendore Avokatisë Lezhë do të vijoje bojkotin e seancave gjyqësore deri me 24 qershor, ndërkohe dhe për masat e sigurisë do të ketë bojkotim në datat 21 dhe 22 qershor.
Avokatet kanë bërë thirrje qytetareve tu bashkohen nesër në një protestë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
Dhoma e Avokatisë së Korçës dhe Gjirokastrës ka vendosur që avokatët të mos jenë pjesë e seancave gjyqësore edhe për këtë javë .
Avokatët në të gjitha rrethet e Jugut janë duke e kundërshtuar projektin e ri të vendosjes së gjykatave duke argumentuar se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe distancat gjeografike dhe kostot për banorët e skajeve të vendit.
Ndërsa Avokatët e Elbasanit dhe Durrësit kanë ndërprerë grevën në zbatim te vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Në pritje të vendimit të Komisionit të Ligjeve avokatët i janë rikthyer punës, por në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre greva mund te rikthehet.
Top Channel