Këtë të hënë orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore por nuk ka reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin motin e kthjellët në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Republika e Kosovës deri në mesditë paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë por orët e pasdites do të sjellin  kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zona të thella në veri të Kosovës. Ky stabilitet i atmosferës mbetet prezente edhe gjatë natës.

 

Top Channel