Kunati i autorit të dyshuar për vrasjen në Korçë: Angjo nuk ka lidhje me atë vajzë, nuk ka kryer krim

20/06/2022 13:30

Nikolla Tollkuçi, kunati i Bleti Angjos njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 26 vjeçarit Martin Çeço është shprehur se nuk ka asnjë mundësi që kunati i tij të ketë marrë pjesë në këtë krim.

Ai u shpreh se vendonddhja e tij me vendin e krimit ishte goxha e largët dhe nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar deri atje. Tollkuçi tha se kunati i tij nuk kishte lidhje me vajzën në fjalë, që pretendohet të jetë shkak i ngjarjes.

Nikolla Tollkuçi: E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollaj ,autori tjetër i dyshuar i vrasjes. Nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me vajzë, për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celular që ja kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim.

Top Channel