Ja cila është rruga më e rrezikshme në botë, çdo vit humbin jetën qindra persona (Foto)

20/06/2022 13:02

Camino de las Yungas”, e njohur sot si “Rruga e vdekjes”, është një nga rrugët publike më të rrezikshme në botë dhe aktualisht destinacioni kryesor turistik në La Paz të Bolivisë.

Me gjatësi 64 kilometra, ajo ishte dikur e vetmja rrugë që lidhte qytetet La Paz dhe Coroico në rajonin e Yungas.

200 deri në 300 persona humbnin jetën në këtë rrugë çdo vit, prandaj në vitin 1995 u shpall si më e rrezikshmja në botë. Për shkak të këtij emërtimi, ajo fitoi popullaritet të madh në mbarë botën.

Ndërkohë në trasenë e dytë është ndërtuar një rrugë e re dhe e vjetra është përdorur për qëllime turistike vitet e fundit.

Sot vizitohet më së shumti nga çiklistët dhe të apasionuarit pas adrenalinës dhe çdo vit kalojnë rreth 25 mijë turistë.

Udhëheqësi turistik lokal Diego Del Carpio tregon se para se të mbërrijnë në rrugë, ata fillimisht vizitojnë faltoren Apacheta.

Pasi marrim lejen, ne ngasim biçikletat në rrugë. Ne shohim një peizazh 180 gradë dhe dëshmojmë formimin e akullnajave për shkak të proceseve gjeologjike dhe ndryshimit të motit.

Zbritja nëpër rrugë zgjat disa orë, duke filluar nga një lartësi prej 4.670 metrash dhe duke përfunduar në 1.100 metra në Yolosa.

Është gati tre metra e gjerë, pa gardh dhe asgjë që do t’i ofronte ndonjë siguri automjeteve. Aksidenti më i rëndë rrugor në Bolivi ndodhi në korrik të vitit 1983 pikërisht në këtë rrugë kur një autobus ra në një humnerë ku humbën jetën 100 persona.

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion.

Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri? Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend.

Top Albania Radio shkruan se viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel