Foto ilustruese

Një 73-vjeçar polak është gjetur pa shenja jete në një banesë të marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e shtetasit polak A. H. nuk janë gjetur shenja dhune.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel