Emra+Foto/ Dy organizatorët e parcelave me kanabis në Shkodër në arrati, dyshohet se ishin të përfshirë në shtëpitë e barit në Malësi të Madhe

20/06/2022 11:33

Operacioni antidrogë në Shkodër ka bërë të mundur arrestimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të tetë të tjerëve, pasi iu gjetën 246 kg kanabis gati për shitje.

Operacioni antidrogë në Shkodër ka bërë të mundur arrestimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të tetë të tjerëve, pasi iu gjetën 246 kg kanabis gati për shitje.

Policia bën me dije se emrat e të arrestuarve mes të cilëve dy gra janë:

-Ardjan Tahiri 28 vjeç
-Besmir Rexhepi, 26 vjeç
-HEKURAN MYRTJA51 vjeç
-LILJANA ÇOPANI, 34 vjeç
-ARBEN URUÇI, 48 vjeç
-DANJELA HASANI, 42 vjeç

Ndërkohë emrat e personave të shpallur në kërkim janë:

1.ADMIR SELGJEKAJ, 34 vjeçi cili është organizatori i parcelave dhe rekrutuesi i disa punëtorëve .


2. ARIAN POPA, 38 vjeç organizator i cili ka rekrutuar disa punëtorë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre .


3. SAJMIR BEHLULI, 35 vjeç
4. SAMET DAHATI, 34 vjeç
5. BESAR LEJTHIZA, 21 vjeç
6. IZMIR DAHATI 25 vjeç
7. ERMIS SELA, 20 vjeç
8. AFRIM DAHATI, 29 vjeç

Dyshohen se organizatorët ishin të përfshirë dhe në shtëpitë e barit të zbuluara në Malesi të Madhe disa ditë më parë.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Ardjan Tahiri shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje.

Top Channel