Borë në Australi, njerëzit mbushin resortet e skive

20/06/2022 15:15

Ndërkohë që shumë  ju janë drejtuar plazheve për ti shpëtuar vapës , në Australi qytetarët po shijojnë pushimet dimërore.

Zonat alpine në juglindje të Australisë janë  mbuluar me borë – më shumë se zakonisht për këtë periudhë të vitit – duke bërë që sezoni i skive të fillojë herët.

“Ka qenë një fillim absolutisht i jashtëzakonshëm i sezonit. Ne u hapëm një javë më herët. Ka më shumë reshje dëbore se zakonisht. “- tha Rhylla Morgan

“Gjithçka është e hapur. Të gjitha pistat po funksionojnë. Kafeja është e shijshme.Po kalojmë një kohë shumë të mirë .”- tha vizitori Daynis Olman

“Unë në fakt punoj për një kompani gjermane, dhe kur më kolegët më pyetën se ku po shkojn, u habitën që erdha këtu për ski. Të gjithë thoshin është e pamundur, por ja ku jemi, është një mrekulli.”- tha vizitori Matilda Heggie

Agjencia e parashikimit motit vendas, thotë se do të bjerë  më shumë borë falë një stuhie akulli të ngrirë në Antarktidë.

 

Top Channel