Kolarov njofton tërheqjen: Realizova ëndrrën më të madhe, tani më pret një jetë e dytë në futboll

19/06/2022 14:26

Aleksander Kolarov e mbyll me futbollin e luajtur. Mbrojtësi serb ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe të nisë një jetë të re, por sërish në sportin e tij të jetës, këtë herë me detyra të tjera.

Mbrojtësi numëron edhe 94 ndeshje me përfaqësuesen serbe, si dhe 11 gola të shënuar, teksa në futboll do të mbahet mend si një mjeshtër i ekzekutimit të goditjeve të dënimit, pasi ka shënuar gola të shumtë nga pozicionet standarde.

“Njoftoj sot tërheqjen time nga futbolli i luajtur. E kam ditur se herët apo vonë do të vinte kjo ditë, por pavarësisht të gjithave, jam i lumtur që ia dola të realizoj atë që ka qenë ëndrra më e madhe e jetës time. Tani jam projektuar për një jetë të dytë në botën e futbollit, pasi do të nis në Coverciano kursin për vëzhgues e më pas për drejtor sportiv”, u shpreh Kolarov./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA