Banorë të Porto Romanos janë alarmuar mëngjesin e së shtunës kur një zjarr ra në fabrikën e gazit në periferi të Durrësit.

Të trembur nga shpërthimet që pasuan zjarrin, tymi toksik dhe prania e sasive të mëdha të gazit në depozitat e  fabrikës ata kanë braktisur banesat e tyre.

Personeli i fabrikës dhe  zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje kanë vënë nën kontroll zjarrin nga i cili ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët ndonëse janë kthyer shpejt në banesa flasin për pasigurinë që u shkakton fabrika e gazit pranë shtëpive të tyre.

Nga hetimet e para rezulton se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kompresor dhe se dëmet materiale janë të vogla, por ky incident ka mjaftuar për të kthyer pasigurinë për jetën dhe shëndetin te banorët.

Bashkëjetesa me një fabrikë gazi nuk është aspak e lehtë për ta teksa kujtojnë se vite më parë këtu ngrihej një fabrikë lëkure që u mbyll pas protestave të vazhdueshme të tyre.

Top Channel