Fundjava sjell një fluks më të madh të pacientëve të vegjël  në pediatrinë e QSUT, ku mesatarisht në 24 orë paraqiten 300 fëmijë nga virozat e stinës dhe simptomë kryesore kanë temperaturën e lartë.

“Kam sjellë djalin, akoma nuk na ka ardhur radha, është me temperaturë u bë një javë”, tha një prind.

Fëmijët paraqiten edhe me të vjella dhe dhimbje barku ndërsa kryesisht mbizotëron mosha nga 1-5 vjeç.

Krahas virozave nuk mungojnë as rastet me alergji apo shqetësime të tjera që kërkojnë edhe shtrime në spital.

“Kam vajzën me anemi e kam të shtruar ne spital”, u shpreh një prind.

“Kam sjell vajzën është mbushur me puçrra, është alergjike”. tha prindi.

Fluksi më i lartë është gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa gjatë javës numri i vizitave arrin në 230 fëmijë në ditë.

 

Top Channel