Foto ilustruese

Një 26-vjeçar me iniciale E. P., banues në Tiranë është arrestuar pasi gjatë kontrollit i gjet lëndë narkotike e dyshuar kokainë. pas verifikimeve ka rezultuar se i riu nuk ishte zbatuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

19-vjeçari me iniciale S. T., u arrestua, pasi iu gjet lëndë narkotike e llojit kokainë.

Policia ka arrestuar një 59-vjeçar me iniciale N. S., duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, njëkohësisht për të njëjtën vepër penale është kapur edhe një 30-vjeçar me iniciale M. K. .

Shtetasi me iniciale R. A. është arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.  47 vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të shtetasit M. A., 32 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori e ka shtyrë nga parvazi i katit të dytë fqinjin e tij, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një person me iniciale N. M., është arrestuar, pasi ishte i shpallur në kërkim për shlyerjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me 20 ditë burg për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt.

Janë arrestuar edhe dy të rinj me iniciale E. D., 36 vjeç dhe  R. M., 20 vjeç, pasi drejtonin motorët pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel