Gjashtë persona janë arrestuar teksa në bashkëpunim më njëri-tjetrin po transportonin  mallra të ndryshme kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), me një autobus dhe tre automjete, nga Prishtina në Tiranë.

Në këtë operacion policor të koduar “Free road” janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre shtetasit me iniciale Xh. Sh. dhe S. M., të dy doganierë në Morinë, të Kukësit.

Gjithashtu  është shpallur në kërkim administratori i një subjekti postar, shtetasi S. B. .

Të arrestuarit janë:

– Edison Cani 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

– Altin Metani  52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Dorjan Zguro 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Shkëlqim Mehmeti 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Zaljon Braho 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

– Erand Lami  22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel