Shpërthim në fabrikën e gazit në Porto Romano, panik mes banorëve: Të merren masa, po na sëmuren fëmijët

18/06/2022 08:34

Qytetarët raportojnë për disa shpërthime në fabrikën e gazit në Porto Romano të Durrësit. 

Banorët janë larguar nga zona dhe në vendngjarje kanë mbërritur  zjarrfikëset. Në këtë fabrikë bëhet mbushja e bombolave të gazit për tregtim.

Zjarri është vënë shpejt nën kontroll, por banorët apelojnë për  më shumë siguri. Bashkëjetesa me një fabrikë gazi nuk është aspak e lehtë për qytetarët në një zonë që dikur ishte e destinuar si zonë industriale, por në dekadat e fundit paralelisht ka nisur të popullohet nga familjarë dhe të ngrihen biznese të reja. Bashkëjetesa e banorëve me këtë fabrikë ka qenë e vështirë gjithnjë, pasi në fillimet e saj në këtë hapësirë ngrihej një fabrikë lëkurësh që ndoste masivisht ambientin.

Top Channel