Qëlloi me armë se e parakaloi! Ermal Matishi 7 plumba makinës së Alban Bekeshit në Elbasan

18/06/2022 11:54

Një sherr parakalimi për pak sa nuk u kthye në tragjedi, mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

7 plumba pistolete u derdhën në drejtim të 30-vjeçarit Alban Bekeshi në lagjen “Skëndërbej”, fatmirësisht pa qëlluar në shenjë.

Policia bën me dije se një debat, i cili duket se ka si shkak një parakalim të gabuar të disa ditëve më parë mes dy fqinjëve të lagje “Skënderbej” përfundoi në përleshje me armë.

Ermal Matishi, 38 vjeç ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte Bekteshi ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja. 38-vjecari ka hedhur pistoletën dhe është larguar, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet e daljet e qytetit për kapjen e tij.

Top Channel