Po drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen tre persona në Tiranë

18/06/2022 14:33

Tre persona janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi po drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Së bashku me tre të arrestuarit, O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç,  shkon në 28 numri i  drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Mbi të rinjtë rëndon akuza e  “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel