Që prej fillimit të sezonit turistik qyteti bregdetar i Shëngjinit ka pritur pushues të huaj dhe vendas, ajo çka mbetet problematike për pushuesit janë prania e insekteve sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Nga ana tjetër subjektet shprehen se janë detyruar të marrin masa vetë për dezinfektimin e ambienteve duke shtuar më tepër shpenzim për vetë biznesin.

Burime pranë shëndetit publik bëjnë me dije se situata po monitorohet, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Prania e insekteve mbetet një problem shqetësues jo vetëm për Shëngjinin por edhe Lezhën apo Lagunën e Kune Vainit.

Top Channel