Mbetjet trupore të gazetarit të vrarë britanik identifikohen në Brazil (fotot)

18/06/2022 17:27

Mbetjet e një prej dy trupave të gjetur në pyjet tropikale të Amazonës ishin ato të gazetarit të zhdukur britanik Dom Phillips, konfirmoi sot policia braziliane.

Ata shtonin se identifikim u bë me anë të të dhënave dentare.

Ndërsa mbetjet e trupit të dytë, që besohet se janë ato të ekspertit indigjen vendas Bruno Pereira – janë ende duke u ekzaminuar, thanë autoritetet.

57 vjeçari Phillips, dhe 41 vjeçari Pereira, u raportuan të humbur më 5 qershor teksa udhëtonin në Amazonë duke intervistuar popullsitë indigjene për pasojat e ndërhyrjeve, gjuetisë dhe aktiviteteve të tjera ilegale në brendësi ta Amazonës perendimore braziliane.

Dje një i dyshuar i ndaluar nga policia Amarildo da Costa de Oliveira, pranoi se kishte varrosur trupat. Policia tha gjithashtu se burri kishte shpjeguar sesi dy studiuesit ishin vrarë dhe më pas kishte shoqëruar oficerët në vendin e varrosjes.

Vëllai i të dyshuarit Oseney da Costa de Oliveira, gjithashtu është arrestuar në lidhje me ngjarjen por mohon përfshirjen.

Kunati i viktimës Paul Sherwood, tha se familja “kërkonte drejtësi për gazetarët dhe mbrojtësit e pyjeve tropikale, si dhe për raportuesit në ndihmë të popujve indigjenë.

Ai shtonte se familja besonte se viktimat ishin sulmuar nga njerëz të përfshirë në gjueti ilegale të cilët mund të kenë vepruar vetëm ose të urdhëruar nga “njerëz të tjerë të fuqishëm”.

Policia braziliane tha se nuk besonte se të dyshuarit vepronin si pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Por grupi vendas për të drejtat e popujve indigjenë Univaja, i cili luajti rolin kryesor në kërkimet e të humburve, tha të kundërtën, pra se me shumë gjasa është i përfshirë një grup i organizuar kriminal.

Ata thanë: “Mizoria e krimit e bën të qartë se Pereira e Phillips po i prishnin punë një organizate të organizuar kriminale që përpiqej me çdo kusht të mbulonte gjurmët e saj gjatë hetimeve.”

Dy viktimat humbën në një rajon të largët në xhunglat perëndimore të Brazilit ku jetojnë mijëra indigjenë nga rreth 20 grupe të ndryshme etnike, të izoluar nga bota e jashtme.

Në takimet me vendasit Pereira prezantonte gazetarin që po shkruante një libër mbi cështjet e brendshme të Amazonës. Por barka e tyre nuk mbërriti në destinacionin pranë kufirit me Perunë.

FOTO GALERI
1/4
57 vjeçari Phillips, dhe 41 vjeçari Pereira, u raportuan të humbur më 5 qershor teksa udhëtonin në Amazonë duke intervistuar popullsitë indigjene për pasojat e ndërhyrjeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA