Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhe-Shëngjin.

Burime nga vendi ngjarjes bëjnë me dije se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe për pasoje kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Të lënduarit janë transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk dihet gjendja e as identiteti i tyre.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel