Anglia ndëshkon shqiptarin: Kundërshtoi deportimin në Ruanda, “byzylyk” elektronik

18/06/2022 13:36

Në fokusin e kësaj prove 12 mujore do të jenë personat që hyjnë në vend nga ato të cilat ekzekutivi anglez i përshkruan si rrugë “të rrezikshme ose të panevojshme”.
Azilkërkues që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka apo të fshehur nëpër kamionë, mund të shënjestrohen elektronikisht sipas planeve të reja të Home Office.

Me shumë gjasë, thotë BBC, të parët që do të shënjestrohen, do të jenë njerëzit që sfiduan me sukses në rrugë ligjore dëbimin e tyre në Ruanda këtë javë, mes të cilëve edhe një shqiptar 26 vjeç.

Kritikët thonë se ky plan i trajton emigrantët si kriminelë, përfshirë dhe ata që ndoshta i largohen persekutimit në vendin e tyre. Ministria e brendshme thotë se nisma, që ka nisur tashmë nga zbatimi, do të testojë në mënyrë më efikase nëse gjurmimi elektronik ndihmon në mbajtjen e kontakteve të rregullta me do të verifikojë ndërkohë sa real është progresi i pretenduar prej tyre. Personat e shënjestruar mund t’i nënshtrohen masave të ngjashme me ato të një shtetrrethimi, dhe nëse nuk i përmbushin kushtet e tyre mund të kthehen në paraburgim ose të ndiqen penalisht.

Është e paqartë saktësisht se si do të merren vendimet se kush duhet shënjestruar, por udhëzimi i “Home Office” tregon se prej kësaj mase do të përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Duhet verifikuar po kështu nëse pajisja do të shkaktonte dëm serioz për shëndetin mendor ose fizik të personit, apo nëse ata kanë qenë viktima të torturës ose e skllavërisë moderne.Megjithatë, udhëzimi thotë se këta faktorë nuk e ndalojnë në vetvete vendosjen e një pajisjeje gjurmimi. Individëve që do të detyrohen ta mbajnë, do t’u kërkohet të raportojnë rregullisht në një qendër emigracioni ose në një stacion policie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA