“Hormuzi, kurrë më si më parë”, iranianët kërcënojnë: Në asnjë rrethanë s’do të kthehet në gjendjen që ishte 26/04 19:41
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se ai ishte informuar se tre shtetas amerikanë ishin zhdukur në Ukrainë.
“Jam i informuar për çështjen në fjalë. Nuk e dimë se ku janë shtetasit tanë, por dua të ritheksoj: Amerikanët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë tani. Do ta them përsëri: Amerikanët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë tani”.
Personat që rezultojnë të zhdukur në Ukrainë janë Alexander John, Robert Drueke, dhe Andy Tai Ngoc Huynh
Drueke dhe Huynh u zhdukën gjatë një beteje më 9 qershor pranë qytetit të Izbytske, sipas një rreshteri ukrainas i cili i dha CNN fotografitë e pasaportave të të dy burrave dhe vulat e hyrjes së tyre në Ukrainë. Ai ka dashur të mbetet anonim për arsye sigurie.
Top Channel