Shtyhet fjalimi i Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, shkak një sulm kibernetik

17/06/2022 14:49

Fjalimi i Presidentit Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petërsburg, është shtyrë për një orë më vonë.

Shkak për shtyrje të fjalimit thuhet se është bërë një sulm kibernetik që shkaktuar ndalimin e sistemit.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha në një telefonatë me gazetarët se sulmi kibernetik kishte filluar të enjten dhe çaktivizoi sistemin e akreditimit dhe pranimit të të ftuarve në forum, duke çuar në një mori problemesh me aksesin.

Ai tha se specialistët po punonin për të zgjidhur problemin dhe se fjalimi kryesor i Putinit ishte zhvendosur në orën 15:00 me kohën e Moskës.

Top Channel