103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, kanë ushtruar kontroll masiv sot në Berat me qëllim zbulimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Të ndarë në 20 grupe në të gjithë qarkun, ata kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme.

Pas kontrollit të imtësishëm, ata nuk kanë zbuluar asnjë rast të kultivimit të narkotikëve dhe mësa duket Berati është “i pastër”.

Top Channel