Dy të rinj kanë humbur jetën këtë të premte në Tiranë, pasi makina e tyre është fundosur në rezervuarin e Çekrezës.

Një djalë 22 vjeç dhe një vajzë 20 vjeç tani po nxirren nga forcat që ndodhen në vendngjarje. Top Channel ka arritur të sigurojë pamje nga vendngjarja.

Dy viktimat janë identifikuar si Erjon Muça dhe Dorina Gjinaj. Viktimat janë banorë të zonës dhe dyshimet e para sipas informacioneve janë se ngjarja është aksident.

Ngjarja e rëndë është raportuar në polici mëngjesin e sotëm nga roja i sigurisë së rezervuarit.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Top Channel