Lavrov: Rusia nuk është e pastër dhe nuk ka turp! Gjërat nuk janë siç duken

17/06/2022 08:38

Mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën katër muaj më parë.

Megjithatë ditën e djeshme ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin.

Ai tha se Rusia nuk e pushtoi Ukrainën dhe se katër muaj më parë shpallën një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishin asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal.

Ai u shpreh se Rusia nuk është e pastër dhe se ata nuk kanë turp të tregojnë se kush janë.

“Ne nuk e pushtuam Ukrainën. Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal. Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi “- tha Lavrov.

Top Channel