Marina Ivashchenko një aktore nga Ukraina që është pjesë e Festivalit të Monodramës tregon përjetimet dhe shkatërrimin e vendlindjes së saj nga lufta. 

Artistja jeton në Itali dhe gjithçka po ndodh i përcillet nga prindërit e saj apo miqtë të cilët çdo ditë përpiqen të mbijetojnë.

Ka një ngjashmëri mes rolit të artistes në shfaqjen Zërat e Anës, një gazetare ruse e vrarë në Moskë dhe asaj çka po ndodh në jetën reale që është pikërisht lufta.

“Vijmë në këtë festival me një shfaqe shumë të rëndësishme për në Zërat e Anës, e cila flet për një  gazetare ruse që u vra dhe tregon për jetën e saj. Por është më i rëndësishëm mesazhi që përcjell pjesa, që është kundër luftës dhe kjo temë është për fat të keq aktuale tani në Ukrainë. Unë jam me origjinë nga Ukraina dhe kjo është një dhimbje e madhe për mua ndaj me këtë shfaqe duam të themi që lufta është diçka e tmerrshme, që nuk duhet të ekzistojë, që sjell vetëm dhimbje dhe shkatërrim”, tha Marina Ivashchenko, aktore nga Ukraina.

Edhe pse nuk e ka jetuar luftën nga afër, artistja që banon në Itali  ka përjetuar gjithçka ndodh përmes rrëfimeve të familjarëve të saj në Harkiv.

Top Channel