Futbollistin e njohur Sadio Mane jemi mësuar ta shohim gjithmonë në fushën e lojës, por ai ka treguar disa detaje të cilat kanë të bëjnë me jetën personale.

Një ndër pyetjet që ndjekësve kishin të bënin me partneren ideale, ndërsa futbollisti nuk kishte nguruar t’i përgjigjej.

Fakti që ai është beqar ishte për shkak të disa kërkesave të veçanta, të cilat lidhen me fenë e tij.

Si një mysliman i devotshëm Mane kërkon që partnerja e tij të mos ketë rrjete sociale dhe t’i lutet vazhdimisht Zotit.

“Shumë vajza më kanë pyetur pse nuk jam martuar. Gruaja me të cilën do të martohem nuk do të jetë në rrjetet sociale (TikTok, Facebook, Instagram, Twitter). Dua të martohem një grua që respekton Zotin dhe lutjen”, tha Mane.

Jemi mësuar ta shohim futbollistin gjithmonë në fushën e lojës, teksa bën veprime ku shihet se si falenderon Zotin, me gjeste fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA