Pa kaluar  24 ore nga të shtënat me arme zjarri në Velipojë ku u plagos rendë një person, një tjeter attentat ndodhi në Shkodër por këtë herë me një viktimë. Lulash Qepuri, 76  vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e se mërkurës, pasi ndaj tij u qellua disa here me arme.

Ai ka qenë duke qëndruar në lokalin e tij, në fshatin “Stom Golem”, në momentin kur një person i maskuar është afruar duke hapur zjarr ndaj tij. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe i biri i viktimës, teksa edhe ai dyshohet se  ka marrë një arme dhe ka qëlluar ndaj autorit te  maskuar por ky i fundit është larguar me shpejtësi dhe ka hipur në një automjet.

Menjëherë, i riu  ka telefonuar policinë dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë. Qepuri ka shkuar në spital në gjendje kritike për jetën, dhe pavarësisht ndërhyrjes se bluzave të bardha,  nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja të dala nga armët e përdorura ndërsa një shotgun është gjetur në tokë, në hyrje të lokalit. Policia ka shoqëruar në komisariat të birin e viktimës, i cili ka treguar se autori i maskuar është  afruar në këmbe drejt lokalit dhe menjëherë ka hapur zjarr. Ndërkohë janë siguruar edhe pamjet e një kamere sigurie e cila ka fiksuar momentin e ngjarjes.

Lulash Qepuri ishte i sëmurë prej kohesh. Ai ishte arrestuar në vitin 2011 pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Top Channel