Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në autostradën Tiranë-Durrës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me iniciale B. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa forcat zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Top Channel