Nga Neruda te Castro/ Letra të reja për Garcia Marquez, i zbulojnë të afërmit

16/06/2022 16:08

Fidel Castro, Pablo Neruda e Woody Allen janë autorët e disa prej letrave të drejtuara shkrimtari legjendar kolumbian Gabriel Garcia Marquez, e të zbuluara nga pasardhësit e tij.

Ato po ekspozohen në shtëpinë e tij në Mexico City përpara se t’i bashkohen koleksionit të autorëve të mëdhenj në Universitetin e Austin, në Teksas.

Padyshim, letrat e Fidel Castros janë shumë familjare, ka dhe një shënim në të cilin ai i uron prindërit e mi për lindjen e nipit të tyre të parë, djalit tim. Edhe ato të Pablo Nerudës ma tërheqin vëmendjen, janë shumë të ngrohta, shumë të hapura. Duket sikur ka diçka të përbashkët që i lidh ata të gjithë: të japin përshtypjen se i kanë lexuar veprat e tij, sepse letrat e tyre nuk reflektojnë qëndrime të njerëzve që i shkruajnë një personazhi të famshëm që e njohin vetëm nga gazetat”, tha ai.

Njëra prej mbesave të fituesit të Nobelit të Letërsisë, Emilia García Elizondo, ishte ndeshur e para me një kuti plastike misterioze që sipër mbante mbishkrimin “nipërit”.

Në fillim kishte pasur frikë ta hapte, por pastaj kishte triumfuar kurioziteti. Brenda kutisë gjeti 150 letra të papublikuara, mes të cilave dallonin dhe ato të ish presidentit amerikan Bill Clinton apo aktorit Robert Redford.

Tani, 40 prej këtyre letrave po ekspozohen në banesën e stilit kolonial që Marquez ndau me të shoqen Mercedes Barcha në kryeqytetin meksikan nga vitet 80` deri sa vdiq në 2014-tën.

Ekspozita është pjesë e kremtimeve  për 40 vjetorin e fitimit të çmimit Nobel për letërsinë, e një tjetër e ngjashme do të hapet në Muzeun e Artit Modern të Meksikës.

Top Channel