Liderët europianë takojnë Zelenskyn në Kiev: Ukraina mund të marrë statusin e menjëhershëm të vendit kandidat për në BE

16/06/2022 17:31

Unioni mbështet Ukrainën për të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë nga Kievi, ku ndodhet bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Italian Mario Draghi, se mbështesin Ukrainën për të marrë statusin e menjëhershëm të vendit kandidat.

Kur Ukraina kërkoi anëtarësim në BE, në mes të luftës me Rusinë, liderët europianë thanë se ky proces mund të kërkojë vite, madje dekada, por tashmë situate duket më optimiste.

Vendi e nisi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.

Pas 110 ditë luftimesh në Ukrainë, krerët e tre vendeve të rëndësishme të Europës po kërkojnë që përmes kësaj vizite, që disa e konsiderojnë të vonuar, t`i përcjellin Vladimir Putinit një mesazh të fuqishëm, efekti i të cilit të jetë më i fortë se çdo telefonatë.

Top Channel