Agjenda për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” është një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në kuadër të mbajtjes të presidencës  në Këshillin e Sigurimit. Shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhacka mbajti një fjalë në Këshill për këtë çështje.

Në Këshillin e Sigurimit të OKBS, presidencën e të cilit e mban Shqipëria, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit  mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

“Ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat rajonale, zëri i tyre të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit. Është koha, që ta çojmë bashkëpunimin tonë me organizatat rajonale në një nivel të ri. Veçanërisht jetik, është ky bashkëpunim në kontekstin e grushteve të fundit ushtarake dhe marrjes së pushtetit me forcë në disa vende.”– tha Olta Xhaçka

I pranishëm në këtë debat, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres, tha se ka një konsensus midis shteteve anëtare për rëndësinë e kësaj agjende, por se situata në terren po shkon në drejtim të kundërt.

Top Channel