Në ditën e tretë të grevës kombëtare nuk ka ende një reflektim.

Avokatët vazhdojnë të bojkotojnë proçeset dhe nga ana e tyre KLGJ nuk lëshon pe. Gjyqtarët tregojnë se si i hapin dhe i mbyllin seancat pa asnjë rezultat.

Në këto kushte gjyqtarët presin dhe përcjellin qytetarët që i njftojnë se procesi nuk mund të hapet pasi mungon mbrojtja.

“S’kemi çfarë bëjmë hapim process mbyllim process”

E premtja është dita e fundit e grevës. Dhoma kombëtare ka njoftuar se do t’i përshkallëzojë, por ende nuk ka dhënë detaje.

Top Channel