Fshehje e të ardhurave/ Pas Metës e Kryemadhit, ish deputeti çon në SPAK përfaqësues të tjerë të LSI (Dokumenti)

16/06/2022 11:33

Pak ditë pasi kallëzoi në prokurorinë e posacme Presidentin aktual Ilir Meta, e kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ish deputeti Halit Valteri, ka kallëzuar sot përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.
Në dokumentin që Anila Hoxha siguron për Top Channel, Valteri kallëzon në SPAK, edhe Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin, si edhe biznesmenë pranë tij, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfitimit të parave përmes korrupsionit

Dokumenti i plotë

Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë,
nr. kontakti 069 48 77 779
KUNDËR: 1. Z. Ilir Meta – President i Republikës së Shqipërisë
2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
3. Z.Petrit Vasili – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
4. Z.Edmond Panariti – Ish Ministër
5. Znj.Elona Guri – Ish Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
6. Z.Muharrem Berisha –
7. Znj. Iris Zajmi –
8. Znj. Elena Gace –
9. Z.Jori Prifti –
10. Z. Agron Xhafa –
OBJEKTI: Kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve ndaj shtetasve të
sipërpërmendur, për kryerjen e veprave penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi,
fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe
nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga
neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale”, nw bashkwpunim, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
BAZA LIGJORE: Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153
– 165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390
Kodi Penal i RSH : Nenet 257/a, 259 dhe 287.
DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Adresa: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000, Shqipëri. Email: [email protected]
Dispozita të aplikueshme
Neni 257/a
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,
interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër
që ka detyrimin ligjor për deklarim.
“Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të
zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas
ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave
privatëtë personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin
ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”
Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një
premtimi të tillë deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose
për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga
personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën
a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i
parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në
monedhë të huaj, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”
Neni 287
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së
paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë
kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes,
pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës
penale ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në
dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga
raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë
produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të
përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më
shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me
burgim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:
a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të
merret si i pandehur ose që nuk mund të dënohet;
b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;
c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e
cila kanë rrjedhur produktet;
ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja
penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë;
d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht
shtetësisë së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme,
si në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit
të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.”
I/E nderuar z/zj. Prokuror/e!
Unë, si kallëzues, bazuar në nenin 283 të Kodit Procedures Penale depozitoj këtë kallëzim
penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale respektive, pasi jam vënë
në dijeni dhe kam të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyershme se nga ana e tyre janë
konsumuar veprat penale të cituara më sipër .
Në bazë të fakteve të konstatuara, dokumente, sjellje, akte të cilat do t‘i përmend në vijim, ju
paraqes këtë kallzim penal, duke ju bërë prezent të gjitha shkeljet me natyrë penale, të cilat
pretendoj se duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi
të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që unë i kallëzoj, të përfshirë në
veprime të paligjshme, në kushtet kur kanë sjellë pasoja shumë rënda interesit publik.
Mbi bazën e këtij kallzimi penal, duke i konsideruar pretendimet, të drejta e të bazuara në ligj si
dhe duke besuar në vlerësimin tuaj me seriozitet, profesional e të pavarur, kërkoj:
– rregjistrimin e procedimit penal në ushtrim të ndjekjes penale si dhe ngritjen e akuzave
konkrete në përfundim të hetimeve.
– procedimin e të kallëzuarve me masa në proporcion me shkeljet e kryera prej tyre dhe
kërkimin për dërgimin në gjykim të çështjes penale.
Të kallëzuarit kryesorë, janë subjekte në kompetencë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar (GJ.K.K.O) pasi në bazë të nenit 135 pika 2 të Kushtetuës
parashikohet: “Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të
organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit,
Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të
Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të
Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të
Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara
në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur”.
dhe nenit 75/a të K.Pr.Penale parashikohet: Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar gjykon:
a) krimet e parashikuara nga nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a,
232/b,233, 234, 234/a, 234/b, 244, paragrafi 2, 244/a, 245, 245/1, paragrafët 2 dhe 4, 257, 258,
paragrafi 2,
259, paragrafi 2, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, 328
dhe
328/b të Kodit Penal;

c) akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit,
anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë,
Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit,
zëvendë sministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në
ligj;
ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit
të detyrës.
SHKAQET E KALLËZIMIT

Duke marrë shkas nga abuzimi me zgjedhësit i partive politike të cilët keqinterpretojnë lobimet
që ato bëjnë, shpeshherë në mënyra të padeklaruara dhe me para të paligjshme, por dhe nga disa
media kombëtare dhe ndërkombëtare që shpeshherë kanë qenë këmbanë alarmi për pastrimin e
parave që kryhen me anë të lobimeve, kam hulumtuar dhe kam marrë kontakt me gazetarë të
ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pasi janë gjetur fakte të pakontestueshme të cilat
qartazi nxjerrin në pah abuzimin e një sërë politikanësh të rëndësishëm në Shqipëri, ashtu siç dhe
në kallëzimin e parë të bërë nga unë kam arritur në konkluzionin se personat e kallëzuar nga ana
ime kanë kryer një sërë veprash penale, kjo edhe duke marrë parasysh faktin se këto persona të
kallëzuar shpeshherë janë akuzuar për çështje të ndryshme korruptive siç janë çështja Cez-Dia,
Vjedhja e Thesarit të shtetit (floririt në Kërrabë), Video e ish Ministrit Dritan Prifti, Afera e
Byrzylyqeve në Ministrinë e Drejtesisë të cilët kurrë nuk u bënë funksionalë, etj dhe për më tepër
i referohem artikullit të bërë nga portali Pamfleti më datë 11/04/2021 me titull ‘30 Dosjet e para
që do të fundosin Ilir Metën, Materiali i parë i BKH për babanë e korrupsionit në Ballkan’. Linku
i shkrimit: https://pamfleti.net/30-dosjet-e-para-qe-do-fundosin-ilir-meten-materiali-i-pare-i-bkhper-babane-e-korrupsionit-ne-ballkan/
Në vijim të denoncimit të fenomenit të pandëshkueshmërisë për persona konkretë, ju bëj me
dije vetëm disa prej këtyre dosjeve të bujshme të përzgjedhura nga portali dhe të bëra publike
tashmë, si :
1. Dosja e AKBN
Kompania kanadeze-amerikane “Empire Mining Corporation”, e njohur në fushën e minierave,
pasi investoi 100 milionë USD në Shqipëri, u përzu nga Meta. U shkua në Turqi për të bërë
pazare me kompani turke, pas përzënies së firmave kanadeze-amerikane, Berisha e bllokoi
procesin e dhënies së lejeve për kërkim dhe shfrytëzim të nëntokës. Antikorrupsioni i Berishës
hetoi Besjan Peshën, ish-Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,
arkitekt i shumë aferave në Ministrinë e Ekonomisë. Më vonë Meta e përzuri Peshën, pasi dyshoi
se po luante më shumë për vete.
2. Dosja me Almir Rrapon
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i asaj kohe Ilir Meta, punësoi si sekretar të tij në
Ministrinë e Jashtme, të superkërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir
Rrapo. Kjo ishte një goditje e rëndë për imazhin e qeverisë.
3. Dosja e video-skandalit
Denoncues me shkrim, me zë e me figurë, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës
publik kryeministri Sali Berisha. Skandali qeveritar, ekonomik e financiar i zv/kryeministrit Ilir
Meta, bërë nëpërmjet ryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncesionet e hidrocentraleve. Ky ka
qenë i vetmi procedim për të cilin gjykatat shqiptare (Gjykata e Lartë) janë shprehur.
4. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar
zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrisë e Punës, akorduar për politikat kombëtare
të nxitjes së punësimit.
5. Dosje me 43 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë
13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset: Tiranë- Durrës- Fushë- Krujë- -Elbasan.
6. Dosje me 8 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen e 200 mijë ton grurë dhe 100
mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false në Port, sikur u hodhën
në det si mall “i skaduar”.
7. Dosje me 19 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit,
realizon blerje false vagonësh austriakë, si kategori “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.
8. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në
Portin Detar Durrës, të shesë kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11
milion dollarë ndaj arkës së shtetit.
9. Dosje me 113 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM,
me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim me të ardhurat financiare
të 3 muajve punë të TELEKOM.
10. Dosje me 53 faqe: Ish-Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga
Banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave
piramidale.
11. Dosje me 134 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond
nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të
shpim-kërkimit të naftës në Patos.
12. Dosje me 48 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të
blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me
cilësi “mall jashtë përdorimi”, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral
Cikalleshin.
13. Dosje me 15 faqe: Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me
çmim 10 herë më të larta se tregu i lirë.
14. Dosje me 12 faqe: Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi
ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43
personave në kërkim.
15. Dosje me 83 faqe: Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “humbje” të 500 milion lekëve
nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës.
16. Dosje me 13 faqe: Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të Këshillit të
Ministrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.
17. Dosje me 36 faqe: Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në
prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza
Hoxha, ndërsa Ilir Meta “del i pastër” pa u futur fare në hetim.
18. Dosje me 57 faqe e skica grafike: Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar
shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e
qeverisë e parlament.
19. Dosje me 6 faqe: Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të
energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë.
20. Dosje me 20 faqe: Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të
përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik
Shqiptar.
21. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka
firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të
agjentëve të rekrutuar.
22. Dosje me 26 faqe: Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i
Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave
të vjedhura e të trafikuara.
23. Dosje me 8 faqe: Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve
publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur
bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.
24. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, ka urdhëruar me shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion
dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektroenergjetike.
25. Dosje me 5 faqe: Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamiti në
guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit.
26. Dosje me 7 faqe: Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke
vrarë shtetasin Syl Luzha, në shtator 2000, gjatë mitingut elektoral të PD në Tropojë.
27. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, nuk
paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.
28. Dosje me 4 faqe: Ilir Meta, ka shkatërruar Ujësjellësin e Bogovës, me shpërthimet në
biznesin e guroreve në Bogovë dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milion lekë nga buxheti i
shtetit, me prokurim të drejtpërdrejtë, për riparimin e rrjetit të ujësjellësit.
29. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500
mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit.
30. Dosje me 29 faqe: Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për
krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë
në sektorët e krimit, të skeduar “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”
Theksoj se të gjitha këto materiale janë publike falë një portali me botues të guximshëm dhe që
organi i akuzës, nëse nuk ka filluar më parë një hetim duhet ta bëjë tani dhe unë e inkurajoj me
gjithë energjitë e mia intelektuale.
Por sot po i drejtohem strukturës suaj me një kallëzim të ri mbi bazën e materialeve që
disponoj, mbi të cilat më krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup personash ka kryer një sërë
veprash penale, të cilat dhe pse mediatikisht mund të jenë denoncuar ato nuk janë hetuar. Sot,
duke besuar në drejtësinë e re dhe në strukturat e SPAK, po ju drejtohem me anë të këtij
kallëzimi. Në vijim rrethanat e çështjes dhe materialet që disponoj.
RRETHANA FAKTI
 Kontrata e nënshkruar më datë 03/02/2016, midis GSIS (Global Security and Innovative
Strategies) dhe Ilir Meta, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo kontratë ka si objekt të
saj lobimin nga GSIS në partner ndërkombëtar dhe këshillimin e LSI dhe Ilir Metës. Konkretisht
në këtë kontratë parashikohen dhe takimet e zyrtarëve të LSI me pushtetar amerikan.
Në kontratën e datës 03/02/2016, duket qartazi se LSI do të paguajë për shërbimin e marrë nga
GSIS, vlerën prej 30 000 USD në muaj, pa përfshirë shpenzimet shtesë për të cilat do të ketë
pagesa ekstra. Kjo kontratë është lidhur për një afat më shumë se 6 muaj, e verifikuar kjo dhe
nga deklarimet që shoqëria GSIS ka bërë në departmentin e drejtësisë amerikane.
Kontrata për të cilën LSI ka paguar qindra mijra dollarë është nënshkruar nga Petrit Vasili si
përfaqësues i LSI-së dhe Dennis K.Burke, si përfaqesues i shoqërisë Global Security and
Innovative Strategies. Kjo kontratë nënshkruhet në favor të Ilir Metës dhe LSI. (Kontrata
bashkëngjitur si prova numër 1).
 Deklarimi i Global Security and Innovative Strategies, LLC më datë 24/02/2016, në
FARA, ku pasqyrohet kontrata me Ilir Metën, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në
shtetin Amerikan çdo kompani lobuese ka si detyrim të deklarojë çdo marrëdhenie kontraktuale
që ka në momentin e lidhjes së kontratës dhe gjithashtu deklarim për të ardhurat çdo 6 muaj. Më
datë 24/02/2016, disponojmë deklarimin që shoqëria GSIS ka bërë pranë FARA dhe
Departamentit Amerikan të Shtetit për kontratën e lidhur me LSI dhe Ilir Metën. Në këtë
dokument faktohet qartazi që personi për të cilin kjo kompani po lobon është Ilir Meta
(bashkëngjitur deklarimi si prova numër 3) .
 Deklarimi i Global Security and Innovative Strategies, LLC më datë 04/03/2016, në
FARA, ku pasqyrohet i deklaruar nga GSIS, një aneks-kontrate me Ilir Metën, si shtesë e
kontratës së parë. Për fat të keq nga ana ime nuk disponohet kjo kontratë e dytë shtesë pasi qysh
në momentin që këto fakte janë bërë publike së fundmi, mendojmë se personat e akuzuar po
përpiqen për t‘i fshehur këto fakte nga burimet zyrtare që duhet të deklarohen (bashkëngjitur
deklarimi i aneks kontratës si prova numër 4 ) .
 Deklarimi periodik 1 janar 2016 – 31 korrik 2016, i Global Security and Innovative
Strategies, më datë 30/08/2016, në FARA mbi veprimtarinë e saj, ku pasqyrohen të ardhurat që
kompania lobuese ka përfituar. Në këtë deklaratë vë re faktin se kjo kompani ka lobuar për 6
mujorin e parë të vitit 2016, për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe me partinë e Nikola
Gruevski VMRO-Partia Demokratike e Maqedonisë. Qartazi del në pah se shoqëria GSIS ka
përfituar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, deri në momentin që është bërë deklarimi shumat si
më poshtë:
a) 10.02.2016- Shërbim Këshillimi – 30 000 USD.
b) 11.03.2016- Shërbim Këshillimi – 30 000 USD.
c) 01.04.2016 – Shërbim Këshillimi – 30 000 USD.
d) 30.06.2016 – Shpenzime të tjera – 33 761.19 USD.
Në këtë deklarim paraqiten dhe shërbimet e kryera për Ilir Metën, kryetarin e Lëvizjes Socialiste
për Integrim, por dhe për Edmond Panaritin, asaj kohe Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujrave të Shqipërisë.
Shërbime për Ilir Metën:
Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me William R. Bronfield
-Takim me Timothy Weddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetown Washington
Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Në deklarimin e GSIS për periudhën 1 janar 2016 – 31 korrik 2016, evidentohet qartazi vlera
që Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar, në shumën totale prej 123 761.19 USD ekuivalente
me kursin e asaj periudhe të monedhës dollar, afro 15 100 000 lekë. Gjithashtu duken qartazi
shërbimet që Ilir Meta, Edmond Panariti, LSI, kanë marrë nga shoqëria GSIS, të cilat faktohen
me fotot dhe daljet e këtyre personave jashtë territorit të shtetit Shqiptar.
Vihet re në këtë deklarim, se ndryshe nga partia VMRO, kontrata e të cilës ka një datë
përfundimi, kontrata e partisë LSI, është në vazhdim dhe nuk përfundon brenda periudhës së
deklarimit. (bashkëngjitur si prova deklarimi periodik i GSIS, Kursi i këmbimit nga Banka e
Shqipërisë dhe disa nga foto të takimeve, prova 5,6,7)
 Për të plotësuar këtë kallëzim do ju rendis dhe disa shkrime të gazetave të ndryshme të
mirënjohura të cilat ose kanë reflektuar takimet duke qenë pjesë e disinformimit që këta
pushtetarë kanë bërë ose kanë ngritur këmbanat e alarmit mbi këto financime të cilat për arsye
ende të paditura nuk rezulton të jenë marrë nen hetim nga struktura të posaçme.
A) Datë 06/04/2017, Portali Reporter.Al ‘LSI pagoi mbi 300 mijë USD për lobim në SHBA,
deklaroi vetëm 1/3 në KQZ (të dhëna të siguruara nga Birn) e cila ndër të tjera citon: Të dhënat
e siguruara nga BIRN tregojnë se Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar e pakursyer për
kompaninë e saj lobuese në Uashington, por shumica e shpenzimeve nuk janë raportuar në KQZ,
duke ngritur hije dyshimi mbi burimin e parave. Të dhënat e siguruara nga BIRN në
Departamentin e Drejtësisë në SHBA tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë
267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative
Strategies, GSIS. Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë
amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të
interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane.
Shumat e paguara për GSIS-së i kanë siguruar liderëve të LSI-së takime të nivelit të lartë në
Uashington. Megjithatë, LSI ka dështuar t’i raportojë të gjitha shpenzimet e kryera për llogari të
kompanisë amerikane në raportin vjetor financiar të administruar nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve, KQZ për vitin 2016, çka ngre dyshime për origjinën e parave dhe përbën shkelje
ligjore. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se shpezimet e raportuara nga LSI në KQZ nën
zërin konsulenca për vitin 2016, janë tre herë më të vogla se pagesat që ajo ka bërë për GSIS….
(bashkëngjitur si prova numër 8 artikulli i sipërcituar)
B) Datë 09/09/2016, Portali Reporter.al ‘Shpenzimet e mëdha për lobuesin amerikan i hapen
dyert në Uashington LSI-së’ e cila ndër të tjera citon: … Kompania amerikane ka siguruar një
sërë takimesh për liderin e LSI-së Ilir Meta dhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti në
SHBA.Të dhënat e Departamenti të Drejtësisë, tregojnë që GSIS e ka asistuar Metën gjatë vizitës
së tij në Uashington nga 11 deri në 16 maj, si dhe gjatë një vizite të dytë në periudhën 6-8
qershor. Ndërkohë kompania lobuese amerikane ka siguruar takime në SHBA për Panaritin në
datat 12-13 korrik. GSIS i ka mundësuar kryetarit të LSI-së takime me anëtarë të Kongresit në
SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit. Me
asistencën e GSIS, Meta është takuar me 11 maj me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe
Procedurave në Kongresin Amerikan, z. Pete Sessions dhe Kryetarin e Komisionit për Sigurinë
Kombëtare, z. Michael McCaul. Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së Kuvendit, gjatë takimit
është diskutuar mbi “çështjet dhe prioritetet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe
Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës
kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon
dhe lindjen e mesme.” Gjatë të njëjtës ditë në Uashington, kompania e tij lobuese i ka siguruar
kryetarit të LSI-së një takim me kreun e Nënkomisionit për Bujqësinë në Kongresin Amerikan,
Robert Aderholt, si dhe me Administratorin e Shërbimit të Jashtëm në Departamentin e
Bujqësisë, Phil Karstings. Me 12 maj me ndihmën e GSIS, Meta ka drekuar dhe ka mbajtur një
fjalim përpara anëtarëve të Qendrës Truman për Politika Kombëtare si dhe është takuar me
Asistent Prokurorin e Përgjithshëm, Bruce Swartz. Vizita e Metës në SHBA ka vazhduar në 13
maj me një ndalesë ne fondacionin “Heritage,” dhe më vonë takime me kongresmenin John
Katko. Në të njëjtën ditë ai është takuar me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Hyot Lee, si dhe
Zv/Sekretarin Alan Bersin nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Meta e ka finalizuar vizitën e
tij në SHBA me 16 maj, me një takim me senatorin John Cornyn dhe një fjalim në Institutin për
Politka Progresive – edhe ky i fundit i siguruar nga kompania e tij e lobimit. Kryetari i
parlamentit Ilir Meta është rikthyer në Uashington për një vizitë të dytë në datat 6-8 qershor, ku
takimet e tij me zyrtarët amerikanë janë ndëmjetësuar përsëri nga GSIS. Gjatë kësaj vizite Meta
është takuar me zv/Sekretarin William Brownfiled në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe
me përfaqësuesit tregtarë të SHBA, Timothy Wedding dhe Bill Moller. Në fund të vizitës së tij të
dytë në Uashington brenda një periudhe 1 mujore, Meta ka marrë pjesë në një tryezë të
rrumbullakët në universitetin “George Washington” Ndërkohë, vizita e Panaritit në SHBA është
realizuar një muaj më vonë, kur me ndihmën e GSIS në 12-13 korrik ai është takuar me Phil
Karstings nga Departamenti i Bujqësisë dhe kongresmenin Robert Aderholt. (bashkëngjitur si
prova numër 9 artikulli i sipërcituar)
C) Datë 18/01/2017, Portali NewsBomb.al ‘Ilir Meta takohet në Washington DC me Ndihmës
Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield (bashkëngjitur si prova numër 10 artikulli
i sipërcituar).
D) Datë 15/05/2016, Portali Sot.com.al. ‘Meta – Bersin: ShBA të intensifikojë asistencën për
zbatimin e reformës në drejtësi’ (bashkëngjitur si prova numër 11 artikulli i sipërcituar).
E) Datë 14/05/2016, Portali Opinion.Al, ‘Vizita në SHBA, ja takimet e kryeparlamentarit Ilir
Meta’(bashkëngjitur si prova numër 12 artikulli i sipërcituar).
F) Datë 15/05/2017, Portali E djathta Ëordpress.com, ‘Meta – Hoyt Brian Yee: Gjithëpërfshirja
dhe dialogu janë zgjidhja për zgjedhjet’ (bashkëngjitur si prova numër 13 artikulli i sipërcituar).
G) Datë 09/06/2016, Portali Sot.com.al, ‘Meta, takime me Kongresmenë Amerikanë: Kërkoj
mbështetjen e NDI për ndërmarrjen e një iniciative të plotë ligjore’ (bashkëngjitur si prova
numër 14 artikulli i sipërcituar).
Gj) Datë 13/05/2016 Portali The Albanian.co.uk ‘Meta në ShBA, Reforma në drejtësi
domosdoshmëri për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë’ (bashkëngjitur si prova
numër 15 artikulli i sipërcituar).
H) Datë 13/05/2016, Gazeta Koha Jonë ‘Meta u prit nga zyrtare të lartë të Departamentit të
Drejtësisë në ShBA’ (bashkëngjitur si prova numër 16 artikulli i sipërcituar).
I) Datë 17/05/2016, Portali sot.com.al ‘Meta u prit sot nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të
Kongresit Amerikan, Kongresmeni Ed Royce dhe nga Senatori John Coryn’ (bashkëngjitur si
prova numër 17 artikulli i sipërcituar).
J) Datë 17/05/2016, Portali sot.com .al ‘Ilir Meta: ShBA mbështetje rritjes së prodhimit dhe
eksporteve shqiptare, të gjithë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit’ (bashkëngjitur si prova
numër 18 artikulli i sipërcituar).
K) Datë 12/05/2016, Televizioni Klan ‘Kryeparlamentari Meta Vizitë në SHBA’
(bashkëngjitur si prova numër 19 artikulli i sipërcituar).
Referuar materialeve që disponoj të cilat i kam përmendur më lart dhe bashkëngjitur këtij
kallëzimi, referuar deklaratave të Z.Ilir Meta kohët e fundit kur një pjesë e këtyre të dhënave janë
bërë publike, i cili kategorikisht ka mohuar se ka financuar lobime në SHBA ashtu si çdo person
që lexon këtë material, natyrshëm më lindi pyetja sesi financohen këto lobime, të cilat për sa më
lart janë të faktuara dhe të pa kontestueshme. Duke ditur se çdo parti politike ka për detyrë
ligjore të deklarojë çdo shpenzim dhe të ardhur që ka, e për më tepër shtetasi Ilir Meta, Monika
Kryemadhi, Petrit Vasili, të cilët janë subjekte të deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI, fillova
të hulumtoj online për deklarimet e këtyre personave dhe për bilancet e LSI-së.
Konkretisht po i bashkëngjis këtij kallëzimi deklarimet periodike të pasurisë pranë ILDKPKI,
si më poshtë:
– Ilir Meta, viti 2004
– Ilir Meta, viti 2005
– Ilir Meta, viti 2006
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2007
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2008
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2009
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2010
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2011
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2012
– Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, viti 2013
– Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2014
– Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, viti 2015
– Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Bora Metaj, viti 2016
– Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Bora Metaj, viti 2017
– Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Bora Metaj dhe Besar Metaj, viti 2018
– Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Bora Metaj dhe Besar Metaj, viti 2019
– Petrit Vasili, viti 2016
(Këto deklarime i gjeni si prova bashkëngjitur nga numri 20 – 36).
Gjithashtu po i bashkëngjis këtij kallëzimi pasqyrat financiare të LSI-së, pasqyruar në organet
tatimore dhe KQZ, si më poshtë:
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2011
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2012
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2013
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2014
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2015
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2016
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2017
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2018
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2019
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2020
– Pasqyrat financiare LSI, viti 2021
(Këto pasqyra financiare i gjeni si prova bashkëngjitur nga numri 37- 47).
 Duke qenë se këta aktorë politik dhe kjo parti na rezultojnë në disa kontrata lobimesh të
cilat janë të padeklaruara nga ana e tyre, më lartë ju bashkëngjita të gjithë deklarimet individuale
dhe të subjektit politik, në mënyrë që të administrohen nga ana juaj pasi duke ditur pushtetin që
këta persona ende gëzojnë, këto prova mund të prishen dhe të ndryshohen. Ndërkohë le t’i
kthehemi përsëri faktit përsa i përket kontratës së lobimit me subjektin GSIS në vitin 2016, të
cilin j’ua kam shtjelluar më lart. Na rezulton se:
A) Në deklarimin pranë ILDKPKI të shtetasit Ilir Meta nuk rezulton asnjë shpenzim i
deklaruar në formën e lobimit ose konsulencës, ashtu siç është faktuar më lart nga kontrata me
GSIS.
B) Në deklarimin pranq ILDKPKI të shtetases Monika Kryemadhi nuk rezulton asnjë
shpenzim i deklaruar në formën e lobimit ose konsulencës, ashtu siç është faktuar më lart nga
kontrata me GSIS.
C) Në deklarimin pranë ILDKPKI të shtetasit Petrit Vasili nuk rezulton asnjë shpenzim i
deklaruar në formën e lobimit ose konsulencës, ashtu siç është faktuar më lart nga kontrata me
GSIS.
D) Në pasqyrat financiare të deklaruara nga LSI për vitin 2016, pranë organeve tatimore për
të cilin, duke marrë parasysh legjislacionin që partitë politike kanë për detyrim të evidentojnë
çdo shpenzim të bërë, vërej se LSI ka deklaruar si këshillim shumën prej 11.720 .552 Lekë,
ndërkohë që është e faktuar se vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë
GSIS, ka shpenzuar shumen prej 15.100.000 Lekë. Duhet të marrim parasysh që, LSI ka
bashkëpunuar për këshillim në ato vite me disa kompani, ndërkohë që edhe nëse ka
bashkëpunuar vetëm me GSIS, LSI deklaron që për 12 muaj të vitit 2016 ka shpenzuar
11.720.552 Lekë, ndërkohë që me anë të provave po ju faktoj se vetëm brenda 6 mujorit të parë
të vitit kjo parti ka shpenzuar 3.379.448 Lekë më shumë sesa çfarë ka deklaruar, pa llogaritur
këtu muajt e tjerë të cilat nuk munda t’jua faktoj në këtë kallëzim, por siç edhe më lartë e
shpreha, është denoncuar shpeshherë nga media të ndryshme.
E) Ndërkohë nga ana tjetër dhe shuma që LSI ka deklaruar, sipas tyre përftohet si donacione
nga individ të ndryshëm, gjë për të cilën të krijohet dyshimi se këto donacione janë fiktive. Në
vijim do të shtjelloj këtë pikë.
 Referuar faktit se disa financime të LSI janë bërë nga kompani Offshore, nuk janë
deklaruar sipas legjislacionit në fuqi duke i fshehur këto të ardhura dhe dyshimit të arsyeshëm që
donacionet përshtaten fiktivisht sipas nevojës që LSI ka, duke marrë parasysh se në vitin 2013,
donacionet mbi vlerën 100 000 Lekë, janë në shumen 12.369.896 Lekë, ndërsa në vitin 2016
këto donacione janë në shumën 25.829.790 Lekë dhe gjithashtu fakti se shumica e këtyre
personave që deklarohen si donator përveçse sponsorizojnë në shuma të njëjta, bëjnë derdhje
bankare në të njëjtën bankë (Credins, Tiranë Dega 1) por dhe janë individë të cilët e kanë të
pamundur të sigurojnë këto të ardhura individualisht për t’i dhuruar për një parti politike.
Referuar këtyre fakteve dhe bazuar në informacionin që kam marrë nga burime konfidenciale
brenda dhe jashtë Shqipërisë, më lind dyshimi i arsyeshëm se shumica e donatorëve që LSI ka
deklaruar për vitin 2016 janë fiktivë, nuk kanë qenë fizikisht për të kryer derdhjen pranë bankes
dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për t’i bërë këto donacione. Ky fakt është lehtësisht i
provueshëm nga ana e Strukturës së Posaçme, duke ekspertuar Mandatin e Derdhjes së parave
pranë Bankës Credins, Urdhërxhirimin e transfertës dhe kamerat e bankës. Gjithashtu, lehtësisht
e vërtetueshme nga ana e prokurorisë është fakti se një pjesë e këtyre individëve kanë pasur
asokohe biznese private të cilët rezultojnë në bilance të deklaruara me humbje, pra është pa sens
që një individ të cilit biznesi i tij personal ku supozohet se ushqehet i rezulton me humbje, nga
ana tjetër sponsorizon një parti politike në shuma të konsiderueshme. (bashkëngjitur në provën
42, lista e donatorëve të deklaruar nga LSI).
 Nga ana tjetër, rezulton se sipas informacioneve të marra disa individë të caktuar pranë
Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët edhe gjatë karrierës së tyre kanë pozicione
15
kontradiktore, kanë pastruar paratë të cilat i janë dhënë cash nga çifti Meta- Kryemadhi dhe janë
futur në llogaritë e tyre bankare për të kryer transferta drejt shoqërive offshore ose shoqërive të
tjera në interes të LSI. Më poshtë po i rendis më poshtë:
A) Muharrem Berisha është mik i Ilir Metës, rezulon fiktivisht si pronar i godinës së LSI.
Ekzistojnë pagesa qiraje të bëra ndaj këtij personi të cilat më pas bëhen pjesë e skemave të
pastrimit të parave duke u dërguar në kompanitë që Ilir Meta përdor për shpenzimet partiake ose
personale të tij.
Muharrem Berisha është njëkohësisht: Pronar fiktiv i zyrave të LSI, Anëtar i delegacionit të Ilir
Metes, Person i dekoruar nga Ilir Meta, Financues i skemave lobuese të LSI, Dërgues shumash
parash në llogari offshore dhe aksioner në një shoqëri që prodhon mermer në Berat, për të cilën
flitet se pronar i vërtet është Ilir Meta. Mister ngelet fakti pse një person si Muharrem Berisha
nëse realisht do të kishte pronat që rezultojnë në pronësi të tij, do të punesohej pranë Ministrisë
së Mjedisit si Inspektor Pyjesh, përse duhet që të marrë qiranë e LSI-së, për të cilën LSI
pretendon se një pjesë e ka shlyer me kredi dhe më pas po të njëjtat para t’i dhurojë partisë LSI si
donacion. Ndërkohë, nga ana tjetër mbeten të dyshimta transfertat në llogarinë personale të këtij
shtetasi i cili me të ardhura të pajustifikuara ka bërë transaksione si donacione ndaj LSI,
transferta parash ndaj kompanive offshore dhe llogarive të tjera për interest e Ilir Metës.
(bashkëngjitur si provë Ilustrimet etj, mbi aktivitetin e dyshimtë të këtij shtetasi, prova numër 48)
B) Elona Guri është po aq e rëndësishme në skemat e pastrimit të parave të familjes Meta –
Kryemadhi. Ajo rezulton të jetë pjesë e skemave të financimit të kompanive lobuese në SHBA
dhe offshore. Elona Guri ka mbuluar shpenzimet e fëmijëve të Ilir Metës gjatë shkollimit në
Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar çdo javë drejt Anglisë pa patur burime të justifikuara mbi
shpenzimet e bëra. Mjafton të verifikohen udhëtimet e Elona Gurit jashtë Shqipërisë dhe qartazi
del në pah fakti se ka pamundësi për t’i mbuluar ato shpenzime. Gjithashtu mister mbetet fakti
përse ky person e ka nisur karrierën si babysitter e fëmijeve të familjes Meta, më pas asistente e
Ilir Metës, donatore e LSI, Financuese e skemave të Ilir Metës, Postiere e parave të Ilir Metes
drejt Anglisë dhe së fundmi kandidate për deputete në qarkun Durrës. (bashkëngjitur si provë
ilustrimet, prova numër 49).
C) Edmond Panariti, përfitues i kontratave të financuara ilegalisht.
D) Iris Zaimi, pjesë e skemeës së pastrimit të parave të Ilir Metës dhe LSI.
E) Elena Gace, pjesë e skemës së pastrimit të parave të Ilir Metës dhe LSI.
F) Jori Prifti, pjesë e skemës së pastrimit të parave të Ilir Metës dhe LSI.
G) Agron Xhafa, pjesë e skemës së pastrimit të parave të Ilir Metës dhe LSI. (bashkëngjitur
si prova nr.50 ilustrimi sesi dyshohet se janë pastruar paratë e përftuara nga veprimtari të
jashtëligjshme).
Si një ish funksionar publik, si qytetar i Shqipërisë dhe si prind ju jam drejtuar me anë të këtij
kallëzimi, në mënyrë shumë të pavarur, së pari duke shprehur shqetësimin për vendin ku fëmijet
tanë po rriten. Të gjithë këto prova që unë po bashkëlidh në këtë kallëzim janë bërë publike dhe
16
më parë, por duke ditur influencën e këtyre individëve që unë po kallëzoj, kurrë nuk është
iniciuar një hetim për këto persona.
Me atributet e një ish legjislatori por edhe të një qytetari që ka mbështetur gjithmonë
reformën në drejtësi, e kam ndjerë si detyrim kushtetues që këto fakte ti adresoj tek organet e reja
të Reformës si një obligim qyetar e njëkohësisht të shpreh besimin e plotë te struktura juaj por
edhe t’ju shpreh shqetësimin tim mbi hetimin e kësaj shkelje flagrante duke marrë parasysh
mundësinë e prishjes së provave që personat e kallëzuar mund të bëjnë. Ashtu si rendita në
pjesën hyrëse të këtij kallëzimi, të gjitha faktet janë publike dhe vetëm për disa prej tyre
prokuroria shqiptare ka rregjistruar procedim dhe ka hetuar. E megjithëse është hetuar shumë
pak, përsëri procedimet penale ndaj këtij shtetasi janë pushuar ose mosfilluar.
Për të vërtetuar gjithë rrethanat dhe faktet e kallëzuara nga ana ime për shtetasit dhe ngjarjet
me natyrë penale, mjafton që organi juaj të marrë të dhënat e sistemit TIMS ku do të dalin qartë
të gjitha hyrje- daljet e tyre si dhe kompanitë e udhëtimeve pranë të cilave ata kanë marrë biletat.
Frekuenca dhe çmimet e këtyre udhëtimeve do të nxjerrin qartë mungesën e burimit të ligjshëm
të të ardhurave të tyre. Nëse do t’u drejtoheni bankave që operojnë në tregun shqiptar (në veçanti
Credins Bank) do të dalin të gjitha transaksionet e përmendura prej meje në këtë kallëzim.
E në përfundim, nëpërmjet mjetit ligjor të Ndihmës së Ndërsjëlltë Juridike drejtuar
autoriteteve të huaja ku është ushtruar kjo veprimtari do të dalin shumë qartë të gjitha dyshimet e
mia të përmendura më sipër. Në mënyrë që këto fakte të mos mbeten në nivelin e dyshimeve por
të kthehen në prova bindëse, jam i gatshëm sërish të paraqitem pranë institucionit tuaj për të
dhënë shpjegime të hollësishme për sa po kallëzoj me shkrim. Kam qenë dhe mbetem në
dispozicionin tuaj për të sqaruar çdo rrethanë dhe paqartësi që mund të keni.
Është detyrë e organit hetimor të sqarojë disa pyetje që nuk janë thjesht në perceptimin tim
personal por mendoj se i përkasin një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare:
Cili është burimi i financimit të këtyre kontratave në vlera kaq të mëdha? Përse këto
kontrata dhe këto financime nuk janë deklaruar nga personat e kallëzuar dhe nga subjekti politik
LSI? Përse edhe pas kaq shumë denoncimesh mediatike prokuroria e asaj kohe nuk ka nisur
hetime për këta persona?
Për rrethanat e sipërpërmendura na krijohet dyshimi se:
Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar
një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive
publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Ata kanë
konsumuar elementët e figurave të veprave penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi,
fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe
nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga
neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
17
Për këto arsye kërkoj prej jush të filloni procedimin penal ndaj personave të sipërpërmendur
duke shënuar emrat e tyre në rregjistër dhe caktimin e masave të sigurimit personal në
proporcion të rëndësisë së rrezikshmërisë së veprave që kanë kryer apo dhe të dëmit të shkaktuar
prej tyre pasurisë publike. Të sekuestrohen dhe konfiskohen pasuritë e krijuara prej tyre si
rezultat i veprimtarisë kriminale dhe vlera e tyre ti kthehet buxhetit të shtetit.
Bashkëlidhur si prova:
1. Kontrata midis Global Security & Innovative Strategies dhe Ilir Meta , LSI datë 3/2/2016.
2. Kontrata midis Global Security & Innovative Strategies dhe Ilir Meta , LSI datë 3/2/2016
e përkthyer në shqip.
3. Aplikimi i datës 24/02/2016 në FARA i Global Security & Innovative Strategies.
4. Aplikimi i datës 04/03/2016 në FARA i Global Security & Innovative Strategies .
5. Deklarimi i datës 30/08/2016 në FARA i Global Security & Innovative Strategies.
6. Kursi i këmbimit i monedhës dollarë nga Banka e Shqipërisë për Vitin 2016.
7. Foto Ilustruese të Takimeve të Ilir Metes dhe Edmond Panaritit me pushtetarë të huaj.
8. Artikull i Reporter.al i datës 06/04/2017.
9. Artikull i Reporter.al i datës 09/09/2016.
10. Artikull i Neës Bomb.al i datës 18/01/2017.
11. Artikull i Sot.com.al i datës 15/05/2016.
12. Artikull i Opinion.al i datës 14/05/2016.
13. Artikull i Edjathta.ëordpress.com i datës 15/05/2017.
14. Artikull i Sot.com.al i datës 09/06/2016.
15. Artikull i thealbanian.co.uk i datës 13/05/2016.
16. Artikull i Koha Jonë i datës 13/05/2016.
17. Artikull i Sot.com.al i datës 17/05/2016.
18. Artikull i Sot.com.al i datës 17/05/2016.
19. Artikull i Televizionit Klan i datës 12/05/2016.
20. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta, viti 2004.
21. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta, viti 2005.
22. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta, viti 2006.
23. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2007.
24. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2008.
25. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2009.
26. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2010.
27. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2011.
28. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2012.
29. Deklarimi Periodik Vjetor i Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, viti 2013.
30. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, viti 2014.
31. Deklarimi Periodik Vjetor i Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, viti 2015.
18
32. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Bora Metaj, viti 2016.
33. Deklarimi Periodik Vjetor i Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Bora Metaj, viti 2017.
34. Deklarimi Periodik Vjetor i Monika Kryemadhi,Ilir Meta, Bora Metaj dhe Besar
Metaj, viti 2018.
35. Deklarimi Periodik Vjetor i Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Bora Metaj dhe Besar
Metaj, viti 2019.
36. Deklarimi Periodik Vjetor i Petrit Vasili, viti 2016
37. Pasqyrat financiare LSI, viti 2011.
38. Pasqyrat financiare LSI, viti 2012.
39. Pasqyrat financiare LSI, viti 2013.
40. Pasqyrat financiare LSI, viti 2014.
41. Pasqyrat financiare LSI, viti 2015.
42. Pasqyrat financiare LSI, viti 2016.
43. Pasqyrat financiare LSI, viti 2017.
44. Pasqyrat financiare LSI, viti 2018.
45. Pasqyrat financiare LSI, viti 2019.
46. Pasqyrat financiare LSI, viti 2020.
47. Pasqyrat financiare LSI, viti 2021.
48. Materiale për Muharrem Berishën.
49. Ilustrime mbi Elona Gurin.
50. Ilustrim mbi skemën e pastrimit të parave të përfituara nga veprimtari të
jashtëligjshme.
Duke ju falenderuar, uroj që të merrni parasysh këtë kallëzim!
KALLËZUES
Halit VALTERI

Top Channel