Foto ilustruese

Një 26-vjeçar që u denoncua i zhdukur nga i ati, është gjetur pa jetë këtë pasdite në Maliq.

Policia njofton se trupi i të riut me iniciale M.Ç. është parë në rezervuarin e fshatit Kolanec.

Nuk dihet nëse viktima është mbytur apo kemi të bëjmë me vrasje. Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel