Ukrainasit plazh në Odesa, ‘harrojnë’ luftën

15/06/2022 23:00

Pavarësisht mbylljes së plazheve për shkak të minave në Detin e Zi, banorët e Odessa gjejnë një mënyrë për t’u freskuar duke notuar nga porti pranë plazhit të qytetit. 

Lyudmila Sevasteeva, mjeke: Na vjen shumë keq për situatën. Ne e duam detin. Jemi banorë të Odesës. Fatkeqësisht, dalim shumë më pak tani., deti na qetëson.”

“Askush nuk ka frikë, ne bëjmë not çdo ditë, por preferojmë në mëngjes, është më mirë”, shprehet një banor.

Javën e kaluar, shërbimi policor kombëtar i Ukrainës publikoi një video që shfaqte një minë që shpërtheu në cekëtat e një plazhi në Odessa.

Si pasojë  një persona u vra gjatë incidentit , ndërsa policia u bëri thirrje banorëve t’u binden masave paraprake të sigurisë të vendosura duke i këshilluar ata të qëndrojnë larg Detit të Zi.

Top Channel