Dhjetëra fermerë të bashkisë së Vau– Dejesit, kanë protestuar këtë të mërkurë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe mos kompensimit nga ana e qeverisë.

Ata pretendojnë se janë se janë shpallur fitues për subvencionin, por me pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë atë.

Në këto zona, fermerëve po u mungon edhe krahu i punës pasi të rinjtë janë larguar.

Per disa minuta, fermerët bllokuan qarkullimin në aksin rrugor Shkodër– Lezhë teksa paralajmërojnë se protestat do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim.

 

Top Channel