Protestë për çmimin e qershisë, fermerët e Dvoranit: Kostot rriten, çmimet ulen

15/06/2022 12:09

Dvorani është një ndër prodhuesit kryesorë të qershisë e cila këtë vit në treg shitet me një çmim tepër të lartë.

Prodhuesit e saj kanë protestuar pasi thonë se kostot janë rritur ndërsa ata shesin me çmime tepër të ulëta ndaj qershia ka ngelur ende pa u vjelë në pemë.

Janë disa faktorë që kanë sjellë një situatë të vështirë ku hallkat nga prodhuesi tek konsumatori nuk funksionojnë si duhet.

Sipas tyre, çmimi për kilogram i qershisë ka arritur në 20 lekë ndërsa më parë ka qenë 120 lekë. çmimet e larta të inputeve bujqësore si edhe karburanti, krahas kostove të krahut të punës dhe shpenzimeve te tjera i ka detyruar fermerët ta lenë qershinë në pemë.

Dvorani është vetëm një prej fshatrave të Korçës të përqendruar tek frutikultura por situata duket e njëjtë dhe fermerët shpresojnë për mbështetje nga shteti.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA