Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, qindra ndëshkime në Kukës

15/06/2022 13:27

Policia ka proceduar në gjendjen të lirë katër persona në Kukës për drejtim të mjetit pa leje dhe mosrespektim i rregullave rrugore.

Brenda një jave janë pezulluar katër leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë hequr tetë leje qarkullimi të drejtuesve të mjeteve që kishin masa administrative të pashlyera.

Për mungesë dokumentacioni janë bllokuar tre automjete. Janë vendosur 223 masa administrative, konkretisht:

  • 39 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 32 masa për parakalime të gabuara;
  • 3 masa për shpejtësi;
  • 14 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
  • 2 masa për përdorim të celularit;
  • 133 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Top Channel