Flamingot strehohen në tualetet e kopshtit zoologjik në Florida, uragani Isaias shkakton viktima dhe dëme të shumta Autorja Olsa Muhameti ka folur sonte në “Goca dhe Gra” për një situatë të vështirë që ka kaluar në jetën e saj.
Olsa tregoi se nëna e saj vuan nga një sëmundje dhe që prej momentit që e ka mësuar lajmin, jeta e auTores ka ndryshuar. Ajo tregoi se aty kuptoi rëndësinë e nënës së saj dhe sesa shumë e donte.
“Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime. Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshtsa nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit. Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmudnja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas. Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.
Top Channel