LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Policia ka ndëshkuar qindra qytetarë në akset rrugore Vlorë dhe Sarandë, për shkeljen e rregullave rrugore.
Një drejtues motori është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë policët, për të shmangur masën ndëshkuese.
40-vjeçari me iniciale Th. K., banues në fshatin Dhivër të Finiqit është arrestuar duke drejtuar motorin pa targa dhe pa kaskën mbrojtëse. Autori ka tentuar gjithashtu të korruptojë punonjësit e Policisë së Sarandës.
U arrestuan dy persona dhe tre të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, pasi kanë shkelur rregullat rrugore.
Janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga të cilat 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Masa administrative janë vendosur gjithsej 916, nga të cilat:
– 5 masa për tejkalim shpejtësie;
– 82 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 88 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 10 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 85 masa për parakalime të gabuara;
– 173 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 6 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 467 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Top Channel