Martina Patti pranoi se e kishte vrarë ajo vajzën duke dhënë edhe detaje makabre se si kishte kryer krimin.
23-vjeçarja vrau me thikën e kuzhinës vajzën e saj të vetme vetëm 5 vjeç në zonën e Katanias.
“Veprova sikur të mos isha unë, sikur të kisha një forcë të mbinatyrshme të cilës nuk mund t’i rezistoja dhe nuk kisha asnjë mendim që mund ta ndalonte”, mësohet të ketë thënë ajo.
Avokati tha se çështja duhet vlerësuar me një psikiatër.
“Do ta hetojmë çështjen me një specialist. Për të parë nëse ka ndonjë gjendje psikiatrike që mund të ketë ndikuar. Por një vlerësim për këtë sot është i parakohshëm. Pastaj teknikisht do të përpiqemi të bëjmë gjithçka mundemi për të plotësuar edhe boshllëqet që ekzistojnë ende në hetime”, tha ai.
“E bëra por nuk e di pse”
Nëna e re pranoi vrasjen dhe tha se ka vepruar e vetme, një version i konfirmuar nga hetuesit që flasin për një “krim të tmerrshëm të kryer vetëm”, por që ende nuk e kanë mbyllur hetimin. Nuk diheet ende motiv, ndërsa ajo mësohet të ketë thënë: “E bëra, por nuk e di pse”.
Xhelozia motivi i mundshëm
Për hetuesit, megjithatë, ekziston një hipotezë: xhelozia kundër partneres aktuale të ish-partnerit të saj Alessandro Del Pozzo, 24 vjeç. Gruaja mund të ishte xheloze pasi vajza ishte shumë e dashur me të dashurën e babait të saj
Zemërimi shpërtheu pas natës me gjyshërit
Një natë para se të vritej, vogëlushja ka fjetur me gjyshërit. Kjo mund të ketë zgjuar zemërim tek gruaja, pasi vajza e vogël ishte e lumtur me të dashurën që mund të bëhej njerka e saj.
Krimi pas kthimit në shtëpi nga kopshti
Të nesërmen në mëngjes halla e saj e shoqëroi në kopsht dhe nëna e saj shkoi ta merrte në orën 13:30 dhe u kthye në shtëpi në Mascalucia. Më pas Martina ka dalë sërish me makinë dhe është kthyer në shtëpi. Ajo e varrosi trupin e vogël që ishte fshehur në pesë qese të zeza plastike gjashtëqind metra larg shtëpisë, ndërsa tokën e ka hapur me një kazmë që kishte në shtëpi.
Top Channel