LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin “ACTA URBANA” nga latinishtja do të thotë letër. Dhe krijimtaria e piktorit dhe grafistit Petraq Papa është kryesisht në letër. Jo vetëm si një dizenjues I imazheve të pullës së postës.
Por edhe i kartmonedhave, artisti na paraqet punën e tij nëpërmjet një ekzpozitë shumë të veçantë. E para e llojit të saj në Fab, kuruar nga Najada Hamza.
Me imazhin e 2000 lekshit ndeshemi përditë. Krujuesi është Petraq Papa
Nga ana tjetër 10 mijë lekshi është një ndër kartmonedhat më moderne që ne kemi dhe paraqitja e kësaj kartmonedhe në formën sa më bashkëkohore por edhe duke ruajtur linjat e kartmonedhave të tjera ka qenë shqetësimi kryesor i artistit
Pullat e dizenjuara prej tij zenë pjesën kryesore të ekspozitës. Papa Francesku, Dritëro Agolli apo Nënë Tereza janë disa prej protagonistëve në pullat e tij.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 qershor në Galerinë Fab.
Top Channel