Alibeaj skeptik mbi hartën e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ: Projekti me të gjitha standartet nga ekspertët më të mirë, shkurton kohën e marrjes së shërbimit

15/06/2022 12:51

Harta e re gjyqësore ka ngritur mjaft kritika dhe skepticizma nga ana e opozitës ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, ku Enkelejd Alibeaj ngriti një sërë pyetjesh ndaj kryetares së KGJ-së Naureda Llagami.

Llagami shpjegoi se të gjitha informacionet e detajuara dhe projekti I hartës së re gjyqësore gjendet në faqen e KLGJ, dhe tha se nuk ka vend për dyshime pasi kjo hartë është projektuar nga ekspertët më të mirë që e kanë implementuar këtë projekt edhe në vende të tjera të Europës.

Drejtoresha e KLGJ thas gjithashtu se nuk ka mbyllje shërbimesh në gjykatat ekzistuese , të cilat do të lejohen dhe përkundrazi do të forcohen.

KLGJ e ka publikuar të gjithë relacionin dhe studimin se si arritëm në këtë konkluzion. Të gjitha pyetjet e Alibeajt janë të detajuara në faqen e KLGJ-së me çdo hap që kemi ndjekur.

Kanë qenë ekspertët më të mirë që kanë investuar, ka zgjatur tre vite dhe kemi ndjekur me imtësi dhe në mënyrë serioze çdo gjë pasi ishte hera e parë që një gjë e tillë implementohet.

Metodologjinë nuk e kemi bërë ne si KLGJ por e kanë bërë ekspertët më të mirë, që kanë bërë harta të tilla në vende të tjera të Europës. Gjëja kryesore që duam të realizojmë është efiçenca dhe zgjidhja e problematikabve në një kohë rekord me cilësi.

Të gjithë infomacionion e përditësuar mbi indikatorët që janë marrë të vlerësuar gjenden në faqen tonë dhe është një projekt voluminoz sepse janë 172 faqe vetëm projekti dhe më pas relacioni që ka bërë një kosto të shpenzimeve financiare totale.

Nuk ka mbyllje shërbimesh në gjykatat ekzistuese, do të lejohen dhe përkundrazi do të forcohen.”- tha Naureda Llagami.

Top Channel