Zhdukja e gazetarit britanik, indigjenët ndihmojnë kërkimet në xhunglën e Brazilit!

14/06/2022 13:18

Një grup indigjenësh në Brazil i janë bashkuar përpjekjeve për gjetjen e gazetarit britanik, Dom Phillips dhe ndihmësit të tij lokal Bruno Pereira në xhunglën e Amazonës.

Rasti i tyre ka shkaktuar mjaft konfuzion: presidenti Jair Bolsonaro tha se mbetje njerëzore janë gjetur gjatë kërkimeve qe vazhdojnë prej disa ditësh dhe se një process verifikimi i AND-së është duke u kryer për të parë se kujti i përkasin.

Të afërm të Phillips dhe Pereiras gjithashtu thonë se autoritetet i kanë informuar për gjetjen e dy trupave të pajetë. Por policia dhe liderët indigjenë vendas i kanë mohuar këto raporte, e thanë për BBC se ka pasur një gabim në komunikim.

Grupet lokale thonë se të dy burrat kishin marrë disa herë kërcënime për punën e tyre në mbështetje të të drejtave të indigjenëve në rajon. Ata po udhëtonin me varkë në këtë zonë, kur yë zhdukën, ndërsa dihet se e njihnin rajonin shumë mirë.

Phillips ka jetuar në Brazil për më shumë se një dekadë dhe ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpunëtr i the Guardian, e po bënte dhe kërkime për një libër. Pereira është ekspert i fiseve të izoluara të Amazonës.

Disa ditë përpara se dyshja të zhdukej, grupet indigjene thonë se ky i fundit ishte kërcënuar për fushatën e tij kundër peshkimit të paligjshëm në zonën që është mësyrë gjithashtu edhe kërkues të paligjshëm të arit, si trafikantë të drogës që kontrabandojnë kokainë nga Peruja fqinjë.

Top Channel